$30
Raised
3
Donations
$500
Goal
Mjedisi.al është një organizatë jo-fitim prurëse e themeluar nga një grup aktivistësh para 6 vitesh.Përgjatë kësaj periudhe aktiviteti, Mjedisi.al ka prodhuar qindra produksione të vogla dhe të gjata mediatike me synim ndërgjegjësimin e Shqiptarëve rreth cështjeve mjedisore, marrë pjesë si dhe orgnaizuar aktivitete të rëndësishme mjedisore, paditur dëmtues të ambjentit, sjellë dritë mbi çështje kritike, sjellë lajme dhe njoftime në kohë reale, punuar me ekspertë dhe aktivistë për të paraprirë katastrofa mjedisore dhe shumë të tjera.
Puna jonë gjatë këtyre viteve ka qënë e larmishme edhe pse tepër e kufizuar në fonde.
Përgjatë 6 viteve Mjedisi.al ka mundur të ngrejë vetëm 10,000 Euro në total edhe pse punon për një nga aspektet më thelbësore të vendit tonë, mjedisit.
Kjo faqe është ngritur me qëllimin për të ofruar sadopak mbështetje për platformën Mjedisi.al dhe për vullnetarët që kanë punuar pa kufizim gjatë këtyre viteve për të bërë kaq shumë të mundur.
Mund të mos duket e tillë, por edhe 5 Euro bën diferencë në ndikimin që mund të përcillet në publik, teksa një postim i mirë mund të shpërndahet 10 herë më shumë nga çfarë lejojnë algoritmet e rrjeteve sociale.
Ndihma juaj shkon larg, dëshira juaj për të ndihmuar shkon larg.
Faleminderit paraprakisht!